мк en sq
Faqja e parë | Rreth Nesh | Kushtet e përdorimit | Mapa e faqes | Kontaktet
Persona fizik Biznese Punesim Klientet Rrjeti i degeve dhe bankomate Tender
 
Te reja 2010


04 Shkurt 2010


PROCREDIT BANKA ME KUSHTE TË REJA TË VOLITSHME DHE 24 ORË NË DISPOZICION PËR KLIENTËT E SAJ

Në drejtim të përparimit të cilësisë së shërbimit ProCredit Banka dhe Ngrohtorja lidhën marrëveshjes sipas të cilës të gjitha subjektet juridike dhe individët mund t’i paguajnë llogaritë për ngrohje qendrore në ProCredit Bank pa provizion. Si plotësim në ProCredit Bank krahas llogarive për ngrohje qendrore, mund të paguhen edhe llogaritë për ujë, rrymë, telefona mobilë dhe fiks dhe llogaritë të disa prej operatorëve kabllorë pa provizion si edhe me aktivizim të urdhrit periodik ose nëpërmjet sistemit të veprimtarisë elektronike bankare. Me aktivizimin e urdhrit periodik secilin muaj nga llogaria e klientit tërhiqet shuma e njëjtë me lartësinë e llogarisë mujore për shërbimet komunale, dhe bëhet kursimi i konsiderueshëm i kohës dhe parave për shkuarjen mujore në degë.

Duke e pasur në fokus partneritetin afatgjatë me klientët e vetë, si edhe komunikimin e dyanshëm, efektiv dhe të hapur, ProCredit Banka, prej 15 shkurtit do ta vazhdojë kohën e punës të Kontakt Qendrës në 24 orë, 7 ditë në javë. Nëpërmjet Kontakt Qendrës së ProCredit Bankës klientët mund të fitojnë këshilla të dobishme dhe informata për prodhimet dhe shërbimet e bankës, si edhe ta ndjekin gjendjen dhe ndryshimet në llogaritë e tyre nëpërmjet telefonit.

 

ProCredit Bank, Jane Sandanski 109а, 1000 Skopje, Makedonija, tel 321 99 00, fax 321 99 01, info@procreditbank.com.mk