BONUS PLAN KURSIMI
Përshkrimi i produktit:
Plani i kursimit shërben për kursim të mjeteve financiare në periudhë të caktuar për realizimin e planeve të kursimtarëve (blerjen e prodhimeve të caktuara, verime, rinovim dhe etj.).
Me Bonus planin e kursimit paraprakisht përcaktohet shuma e cila rregullisht deponohet në planin e kursimit, në pajtueshmëri me nevojat dhe mundësitë e kursyesit. Krahas kësaj kursyesi nuk duhet çdo muaj të shkojë në degën e bankës që të deponojë, por thjesht aktivizon urdhër periodik me të cilin çdo muaj bartet shuma e kontraktuar prej llogarisë për transaksione në Bonus librezën e kursimit të hapur në ProCredit Bank. Me këtë e kurseni kohën dhe paratë Tuaja.

Karakteristikat:
- E dedikuar për të gjithë personat fizik - Kursyesi nuk ka asnjë lloj harxhimi për hapjen e Bonus planit të kursimit. - Mjetet e planit të kursimit automatikisht barten nga llogaria për transaksione në llogarinë e kursimit me shfrytëzimin e urdhërit periodik. - Për Bonus planin e kursimit vlejnë normat e regullta të interesit të llogarive të kursimit në denarë dhe euro të ProCredit Bank - Si plotësim të kësaj kursyesi fiton edhe bonus i cili arrin:
Shkarkoje tarifën e ProKredit Bankës
*Klienti fiton bonus në fund të periudhës së marrëveshjes vetëm nëse:
- Ka deponime të rregullta në planin e kursimit (rregullisht kryhet urdhëri periodik)
- Nuk ka tërheqje nga plani i kursimit gjatë periudhës së marrëveshjes.
Depozitat kursyese në denarë janë të siguruara në Fondin për sigurim të depozitave kursyese. Fondi i dëmshpërblen individët në lartësi prej 100% nga depozita e secilit individ deri në shumën e kundërvlerës në denarë prej 10.000 EUR dhe 90% nga depozita e secilit individ në një bankë ose kursimore deri në shumën e kundërvlerës në denarë mes 10.000 EUR dhe 20.000 EUR, por jo më shumë se kundërvlera në denarë prej 20.000 EUR. Në shumën e caktuar llogaritet shuma kryesore e depozitës kursyese e ritur për interesin në lartësi më së shumti deri në shkallën eskonte të Bankës Popullore të R. së Maqedonisë të vlefshme në periudhën përkatëse.

|