Mundësi për punësim
ProCredit Banka dëshiron të tërheqë njerëz të rinj me diplomë universitare nga fusha e ekonomisë. Përvoja në punë bankare nuk është vendimtare. Ambicia e tyre për zhvillim profesional në fushën e veprimtarisë bankare vlerësohet më shumë.
ProCredit Banka ofron punë në atmosferë pozitive dhe mundësi për përparim personal në karrierë, nëpërmjet njohjes së punës të një sistem bashkëkohor bankar.
Krahas kësaj, ProCredit Banka konsiderueshëm investon në të punësuarit e vet, duke ofruar mundësi të shumëllojshme për ngritje personale dhe avancim edhe atë duke mundësuar seminare të shumtë të brendshëm dhe të jashtëm, të realizuara nëpërmjet:
• Sektorit për trajnim të ProCredit Bankës – Të punësuarit tanë janë kapitali ynë më i madh, së këndejmi, në trajnimin e të punësuarve investohen burime të konsiderueshme. Me qëllim që ta risim kapacitetin në këtë fushë, formuam qendër lokale për trajnim si pjesë e Sektorit për trajnim, i cili na mundëson zbatim të trajnimeve të shumta paralele njëkohësisht. Kjo na mundëson numër të madh të seminareve në tema të specializuara nga fusha e veprimtarisë bankare dhe trajnime të rregulluara që t’i përparojnë shkathtësitë e menaxhimit dhe komunikimit.
• Akademia Regjionale për Evropën Lindore (e vendosur në Veles) – e destinuar për të punësuarit e ProCredit Bankave nga Evropa Lindore – kjo do të jetë lidhje e cila do të çojë deri te broshura e akademisë për më shumë detaje.
• Qendër gjuhësore e vendosur në kuadër të Akademisë Regjionale në Veles
• Akademia në Frankfurt, Gjermani – e destinuar për të punësuarit e ProCredit Bankave nga e gjithë bota – kjo mund të jetë lidhje e cila do të çojë deri te broshura për akademinë për më shumë detaje
• Shkëmbimi i përvojave nëpërmjet vizitës së bankave simotra nga rrjeti i ProCreditit.
Nëse jeni të interesuar për punësim në Bankën tonë, fletëparaqitjet Tuaja mund t’i dërgoni në mënyrë elektronike, në momentin kur ka shpallje aktive Plotësojeni shpalljen elektronike dhe dërgojeni bashkërisht me letër të shkurtët motivimi dhe Curriculum Vitae, duke e zgjedhur vendin e punës për të cilin paraqiteni formë elektronike,
Procesi i përzgjedhjes – Të gjitha fletëparaqitjet e fituara për punë shqyrtohen me kujdes të veçantë. Ata kandidatë që i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në testim/intervistë. Nëse konkurruesi nuk kontaktohet në afat prej 30 ditëve pas kalimit të periudhës për paraqitje në shpalljen konkrete, atëherë fletëparaqitjet për të cilat ekziston pëlqim paraprak nga konkurruesi mbahen në bazën e aplikimeve në Sektorin e burimeve njerëzore, që të shqyrtohen në të ardhmen.
 
 
|